Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 25 raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 6 nga këto raste janë paraqitur në Gjilan, 6 në Prishtinë, 5 në Viti, 4 në Gjakovë, 2 në Gllogoc, 1 në Kaçanik dhe 1 në Klinë.
Po ashtu, sipas MSH-së, aktualisht në Kosovë me raste aktive po prin komuna e Gjilanit, me gjithsej 41 sosh.
Pas Gjilanit vijnë Prishtina me 33, Ferizaj me 20, Vitia me 17 dhe Gjakova me 12. Ndërkohë, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 161.
MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,149 vaksina në tërë Kosovën duke e quar numrin e të vaksinuarve në 357,920 e prej të cilëve 108,700 janë të vaksinuar me të dy dozat.