Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se do të lejojë të shfrytëzohen oborret e shkollave si parkingje publike pa pagesë, për bashkëtdhetarëat vushtrriasë që kanë ardhur nga diaspora për pushime.
Sipas njoftimit të Komunës së Vushtrrisë është lejuar shfrytëzimi për parking i oborreve të shkollave “Mustafi Venhari”, “Naim Frashëri” dhe Lutfi Musiqi”.
“Komuna e Vushtrrisë ka aprovuar rekomandimin e Drejtorisë për Arsim në Vushtrri për shfrytëzim pa pagesë të oborreve të shkollave në qytet për parkingje publike, për bashkatdhetarët vushtrrias të ardhur nga diaspora për pushime të verës. Me këtë rast, është lejuar shfrytëzimi i oborreve për parkingje publike në këto shkolla: SHMU 2, SHF “Mustafë Venhari”, SHF “Naim Frashëri” dhe SHM “Lutfi Musiqi””, thuhet nga Komuna.