Në aksidentin hekurudhor në Pejë u lënduan gjashtë persona

Në aksidentin hekurudhor në Pejë u lënduan gjashtë persona
Në aksidentin në Pejë që ka ndodhur sot mes një treni të udhëtarëve dhe dy automjeteve, janë lënduar gjashtë persona, prej tyre tre të mitur.
Siç ka njoftuar Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ekipet për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e hekurudhave, në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), po ekzaminojnë vendin e ngjarjes. Për këtë rast do të hapen hetime sipas ligjit 04/L-063 për hekurudhat e Kosovës, ndërsa raporti përfundimtar që përfshinë rekomandimet e sigurisë do të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës”, thuhet nga Komisioni.
Treni godet veturën në Pejë, lëndohen katër veta
Treni që ishte nisur të mërkurën nga Peja për në Prishtinë, ka goditur një makinë që po kalonte binarët në pjesën ku rruga tranzitore lidhet me rrugën kryesore me katër korsi Pejë-Prishtinë.
Në këtë aksident, që ka ndodhur rreth orës 12.30 në afërsi të doganës, në dalje të qytetit, janë lënduar katër persona.
“Treni i udhëtarëve ka goditur një veturë dhe si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim. Kurse, njësia rajonale rrugore për hetimin e aksidenteve është duke hetuar rastin”, tha për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
Personat e lënduar, që aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, janë jashtë rrezikut për jetë.
“Janë pranuar në spital katër persona të lënduar. Për momentin janë të hospitalizuar dhe janë duke u trajtuar dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën”, tregoi gjendjen e të lënduarve, zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Naim Sahiti.
Në këtë aksident është e involvuar edhe një makinë tjetër, e cila ishte goditur nga makina e goditur nga treni, në përpjeke që t’i ikë aksidentit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fermerët presin para Komunës nga mesnata për të aplikuar për subvencione

Kuvendi i Podujevës e rishikon strategjinë e kontestuar nga MAPL-ja

Mosrespektimi i Ligjit kundër duhanit, 12 gjoba ndaj bizneseve në rajonin e Ferizajt

Për një vit në Spitalin e Gjilanit u realizuan gati 62 mijë vizita mjekësore

Veteranët kundërshtojnë Komisionin e ri për dhënien e banesave

Spitali i Prizrenit synon ngritjen profesionale të stafit shëndetësor

KFOR-i dhuron pajisje me të cilat shtohen kapacitetet për intervenime urgjente në Prizren

Banorët ndihen të rrezikuar nga mbetjet medicinale në Miradi të Epërme

MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së

Bulliqi i njofton zyrtarët e BE-së për projektin e Zonës industriale

Djegia e shkollës së parë shqipe në Ferizaj, Haliti: Dashakeqësit duan ndërtime të larta
