Kosovë

Bllokohen punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Bogë e Shkrel

 

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit, që kishin nisur në vjeshtë të vitit 2019, për furnizim me ujë të pijshëm të fshatrave Bogë dhe Shkrel, është dashtë të përfundonin në nëntor të vitit të kaluar. Por në terren punimet e vetme që janë kryer deri tash janë disa qindra metra trase për hapjen e kanalit dhe shtrirjen e gypit të ujit.

Punimet janë ndërprerë tash e një kohë pas kundërshtimeve të banorëve të fshatit Stankaj, të cilët nuk po lejojnë marrjen e ujit në burimin nga i cili furnizohen ata vetë.