Arbëri

Obiliqi zgjat orarin e punës për bashkëatdhetarët

Komuna e Obiliqit ka zgjatur orarin e punës në Zyrën e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18:00.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se ky vendim është marrë për bashkëatdhetarët.

Po ashtu ai ka njoftuar se pjesa e përparme në oborrin e komunës lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkëatdhetarët, dhe se hapësira lejohet të shfrytëzohet pa pagesë për 24 orë.

“Bashkëatdhetarë, mirë se erdhët në vendlindje! Muaji korrik dhe gusht janë muaj të diasporës sonë shqiptare, kësisoj duke filluar nga data e sotme 1 korrik 2021 deri me datën 31 gusht 2021, kemi bërë zgjatjen e orarit të punës deri në ora 18:00 për Zyrën e Gjendjes Civile dhe Zyren Pritëse të komunës së Obiliqit, për të kryer shërbime për qytetarët e në veçanti për bashkëatdhetarët tanë. Po ashtu, hapësira në pjesën e përparme të oborrit të komunës lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkatdhetarët. Hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë! Mërgatë shqiptare, ju uroj pushime të këndshme në vendlindje!” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Image