Kosovë

Gjilani miraton vendimin për rrënimin e objekteve, ruhet një pjesë e burgut

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore si dhe rrënimin e objekteve të institucioneve publike në zonat e planeve rregulluese urbane.

Opozita (PDK, LVV, Nisma e Vatra) që kishte braktisur dje seancën shkaku i këtij vendimi, pas insistimit që kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës, nuk mori pjesë as në vazhdimin e saj.