Gjilani është aktualisht komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vend. Numri i rasteve aktive është 40, pasuar nga Mitrovica me 28 raste, Ferizaj me 18, Prizreni 17, Lipjani me 14 e të tjera.
MSH-ja të dielën ka regjistruar 1 rast të vdekjes nga COVID-19, në Kosovë, 14 persona pozitivë dhe 12 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.739 persona, kanë vdekur 2.258 dhe janë shëruar 105.310 pacientë.