Arbëri

Katër pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Katër pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sipas njoftimit nga spitali në faqen e tyre zyrtare në Facebook dy pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Aktualisht Peja ka nëntë raste aktive me COVID-19.