Arbëri

Të paktën 12 copë dele mbyten nga ujku në Strellc të Epërm të Deçanit

Të paktën 12 copë dele i ka mbytur ujku i cili në orët e vona të së mërkurës ka sulmuar kopenë e një fermeri në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit, ka njoftuar Komuna e Deçanit.

Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj ,ka thënë se është hera e parë që ndodh kjo në masë kaq të madhe.

"Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë është edhe trishtueshëm tregon pronari i kësaj ferme. Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mund ti mbys delet”, ka thënë Mujaj.

Siç njofton Komuna e Deçanit, Drejtoria e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal, kanë dal të enjten në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku .

Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj u ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat.