Kosovë

Spitali i Pejës kërkon hapjen e kardiologjisë invazive, shkaku i rasteve të shumta

 

Deri në 300 pacientë me probleme akute në zemër transportohen urgjentisht brenda një viti nga Spitali i Pejës për në QKUK. Siç thonë mjekët, ka pasur raste edhe kur pacientët kanë vdekur rrugës. Rrjedhimisht, ata tregojnë se u kanë bërë kërkesë institucioneve qendrore të shëndetësisë për një qendër të kardiologjisë invazive në spitalin e tyre, por nuk kanë marrë përgjigje.

Një 75-vjeçare me simptomë akute-koronare, e shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, të mërkurën po bëhej gati të transportohej në QKUK.

Stabilizimi i gjendjes së pacientëve dhe bartja urgjente e tyre për në klinikën e kardiologjisë invazive në Prishtinë, është e tëra që mund të bëjnë mjekët në këtë spital.