Kosovë

Dëmtimi i gypit lë pa ujë katër lagje të Pejës

 

Në punishten ku ka nisur ndërtimi i objektit të ri të gjimnazit "Bedri Pejani" është dëmtuar natën e kaluar gypi kryesor furnizues DN 200, dhe si pasojë kanë mbetur pa ujë banorët e katër bashkësive territoriale; “Maja e Zezë”, “Jarina”, “Asllan Çeshme” dhe “Xhemajl Kada”.

Shkaktar i dëmtimit të gypit, sipas zyrtarit të kompanisë së ujësjellësit "Hidrodrini", Fadil Vokshi ka qenë rrëshqitja e dheut nga reshjet e mëdha të shiut qe kanë rënë në orët e mbrëmjes së kaluar.