Kosovë

Në Gjakovë mungojnë 48 kapakë të ujëmbledhësve, Policia arreston një person

 

Të martën është vënë re mungesa e 48 kapakëve të ujëmbledhësve në shëtitoren e lumit Krena në Gjakovë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ardian Gjini, teksa ka njoftuar se Policia ka kapur dëmtuesin e pronës publike.

“Vlera monetare mund të zëvendësohet, por asnjëherë dëmtimi që mund të pësojë qytetari i cili i shfrytëzon hapësirat publike. Karrigia e dëmtuar përpos një imazhi të shëmtuar, ju bën që të mos e shijoni çlodhjen. Vjedhja e pesetës rrezikon jetën e secilit prej nesh. Dëmtimi i ndriçimit publik na krijon pasiguri. Individualisht nuk arrijmë të bëjmë asgjë!”, ka shkruar Gjini në Facebook.