Kosovë

Për pesë muaj Policia në Ferizaj ka shqiptuar 14 mijë e 434 gjoba në trafik

 

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë kësaj periudhe të vitit është duke i realizuar një varg planesh operative për ta rritur sigurinë në komunikacion.

Megjithatë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar një rritje të lartë. Po ashtu gjatë periudhës janar-maj të këtij viti është shënuar rritje edhe në shqiptim të gjobave në komunikacion.