Kosovë

Në Pejë, vaksinimi masiv do të bëhet në Galerinë e Arteve, jo në palestër

Galeria e Arteve në Pejë
 

Komuna e Pejës ka ndryshuar vendimin e muajit të kaluar për vendosjen e qendrës për vaksinim masiv të popullatës në palestrën e sporteve “Karagaqi”.

Me vendimin e ri, vaksinimi masiv i popullatës do të bëhet në Galerinë e Arteve, që gjendet në objektin e Pallatit të Kulturës.