Kosovë

Prizrenasit i bëjnë thirrje Komunës që kërkesat e tyre të përfshihen në buxhet

 

Kërkesat për rregullimin e infrastrukturës, investime në ndërtesat shkollore dhe ato kulturore, sikurse edhe zhvillimin e turizmit kulturor e rural janë adresuar nga qytetarët e përfaqësuesit e lokaliteteve të ndryshme të Komunës së Prizrenit në dëgjimin e fundit publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

Me këtë rast, zyrtarët e lartë komunalë kanë pohuar se kërkesat e parashtruara do të adresohen në organet komunale përkatëse me qëllim që të jenë pjesë e planifikimit buxhetor. Në anën tjetër pjesëmarrësit e këtij dëgjimi publik kanë kërkuar që kërkesat të mos mbeten vetëm në letër, por të pasqyrohen në buxhet me kode të caktuara.