Kosovë

Opozita në Lipjan akuzon ekzekutivin për ngushtimin e rrugës

 

Komuna e Lipjanit ka nisur punimet për vazhdimin e rrugës me katër korsi, por ky projekt që kalon nëpër qendër të qytetit është ndryshuar dhe është bërë me 3 korsi.

Kjo ka nxitur reagimet e subjekteve opozitare nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetim se Ekzekutivi nuk po merr masa për largimin e disa bizneseve uzurpatore përgjatë kësaj rruge.