Kosovë

MSH-ja kërkon nga Peja të ketë gati një objekt për vaksinimin masiv

 

Objekt në të cilin mund të veprojnë të paktën 14 ekipe vaksinimi njëkohësisht, ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga institucionet shëndetësore në Pejë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, për këtë qëllim thotë se kanë ndërmend të shfrytëzojnë palestrën e sporteve “Karagaqi”, por presin që të kenë numër më të madh të vaksinave në dispozicion.