Kosovë

Zyrtarët e QPS-së në Lipjan në kohë të pandemisë organizojnë ditëlindje

 

Rreth dhjetë zyrtar të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, kanë vazhduar me traditën e tyre edhe në kohë të pandemisë për t’i festuar ditëlindjet e tyre brenda institucionit publik. Derisa njëri nga punonjësit e kësaj qendre ka publikuar këtë ceremoni në rrjetin social duke e prerë tortën, kjo çështje ka nxitur reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan duke akuzuar ekzekutivin e komunës dhe menaxhmentin se qytetarët po presin në radhë për të marrë shërbime në këtë institucion derisa stafi i tyre po organizojnë festa për ditëlindje.

Shkelzen Bislimi, Këshilltar në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet një reagimi ka thënë se organizimet e tilla në kohë të pandemisë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.