Kosovë

QKMF-ja në Prizren furnizohet me mbi 1,600 vaksina anti-COVID

Foto: Facebook
 

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se gjatë ditës janë furnizuar me mbi 1 mijë e 600 vaksina anti-COVID, të cilat do të përdoren për vaksinimin e grupmoshave 65 deri në 70 vjeç.

“Sipas planifikimit nga ana e grupit nacional për vaksinim kemi filluar me grup moshat prej 65 -70 vjet”, ka shkruar ai nw Facebook.