Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshati Kçiq ka mbetur pa ujë të pijes.
Kjo sipas njoftimit, për shkak të një defekti në stacionin e pompave.
Ujësjellësi ka njoftuar se ekipi teknik është në terren në përpjekje të sanimit të defektit.
“Në momentin që kemi informata për kohëzgjatjen e defektit, ne menjëherë do t’iu informojmë”, thuhet në njoftim.