Kosovë

Shkollat e Ferizajt nisin mësimin plotësues për nxënësit që kanë ngecur gjatë pandemisë

 

Komuna e Ferizajt, respektivisht drejtoria e Arsimit ka obliguar mësimdhënësit në dhjetëra shkolla që të mbajnë mësim plotësues me nxënësit të cilët kanë ngecur në arritje të rezultateve gjatë kohës së pandemisë. Mësimi plotësues më së shumti është planifikuar të mbahej për lëndët kryesore në shkollat fillore dhe të mesme të ulët.

Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se të gjitha shkollat janë të obliguara të mbajnë mësim plotësues në disa lëndë kryesore me qëllim që nxënësit mos të mbesin mbrapa në rezultate.