Arbëri

AAK-ja zgjedh Arbër Tolajn kandidat për kryetar të Pejës

Arbër Tolaj do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Pejës, ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ky vendim është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të degës.

“Strukturat e Aleancës, me respektin më të madh për kryetarin e deritashëm, Arbër Grabovci, vlerësuan kontributin e tij të deritashëm, e gjithashtu respektuan edhe vendimin e tij për dorëheqje. Gjithashtu, nën udhëheqjen e u.d. të kryetarit Feim Ademaj, u mbajt edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të degës, ku me votë unanime, me një unitet e dakordim të të gjitha gjeneratave të Aleancës, aktivistëve të rinj e të vjetër, Arbër Tolaj u zgjodh kryetar i Degës së Aleancës në Pejë, si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Pejës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.