Kosovë

Në Pejë bëhet thirrje që t’i caktohet një lokacion i ri “Tregut të Plaçkave”

 

Për dekada të tëra ka qenë burim mbijetese i shumë familjeve dhe treg i preferuar nga shumë qytetarë të Pejës.

Por, Tregu i Plaçkave në lagjen “Taphane” të këtij qyteti, i njohur ndryshe si “Lama e teshave”, ka mbetur i mbyllur për më shumë se një vit.