Kosovë

Më 5 maj rinis mësimi për 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës

 

Nga data 5 maj, do ta rifillojnë mësimin 441 nxënësit e pesë fshatrave të Kamenicës sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për Organizimin e Mësimit Alternativ të Përshpejtuar, ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Inspektorët e Arsimit në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e këtyre shkollave, kanë filluar përgatitjet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe pritet nga komuna e Kamenicës të zbatojë në tërësi vendimin.