Kosovë

Begunci në Viti pa qasje në internet, mësimi online i kushtueshëm për banorët

 

Që nga viti 2005, banorët e një pjese të fshatit Begunc të Vitisë nuk kanë qasje në internet nëpër shtëpitë e tyre. Shkaku i kësaj, ata po detyrohen ta paguajnë internetin 3G, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfshihen në mësimin online. E Drejtoria e Arsimit në këtë komunë nuk ka shifra të sakta të rasteve të tilla.

Pa qasje në internet nëpër shtëpitë e tyre, tash e 16 vjet janë banorët e një pjese të fshatit Begunc të Vitisë.

Si pasojë, gjatë pandemisë, shkaku i mësimit online, shpenzimet e tyre janë rritur.