Kosovë

Në tri komuna nuk shqiptohet asnjë gjobë për moszbatim të masave të reja anti-COVID

 

Zyrtarët komunalë të Podujevës, Fushë-Kosovës e Obiliqit thonë se qytetarët dhe bizneset janë duke i respektuar masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, thotë se deri pasditen e së mërkurës, inspektorët nuk kanë pasur nevojë të shqiptojnë ndonjë masë ndëshkuese.