Kosovë

Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Suharekë

Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Suharekë
 

Nga sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personelit shëndetësor në komunën e Suharekës, pasi që kjo komunë është pajisur me 110 dozat e para të vaksinës AstraZeneca. Por në këtë komunë thonë se këto doza nuk janë të mjaftueshme për stafin shëndetësor të Suharekës. Vaksinimi në këtë komunë po bëhet në një hapësirë të veçantë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka thënë se 110 doza e vaksinës AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për këtë kategori pasi kjo komunë ka 215 profesionistë shëndetësor.