Kosovë

Rahoveci subvencionon me nga 200 euro të porsalindurit

 

Komuna e Rahovecit ka vendosur të subvencionojë me nga 200 euro fëmijët e porsalindur në këtë komunë.

Drejtori i Shëndetësisë në Rahovec, Samir Mustafa, ka thënë se është duke u planifikuar që vitin e ardhshme të subvencionohet me nga 500 euro çdo fëmijë i porsalindur.