Kosovë

Kritikohet ekzekutivi i Lipjanit për mosmbikëqyrje të projekteve infrastrukturore

 

Subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan nëpërmjet një konference, të martën, ka kritikuar qeverisjen lokale për mosmbikëqyrje të projekteve kapitale të cilat sipas tyre në terren po realizohen jashtë kritereve dhe paramasave të nënshkruara me kontratë.

Sipas këtij subjekti, qeverisja lokale po vazhdon me kurdisje të tenderëve me kompanitë e njohura nga Podujeva mbi baza politike e familjare.