Kosovë

Prej disa vjetësh rreth dhjetë banesa sociale në Shtime të pashfrytëzuara

Rreth çështjes së banesave ka pasur debate edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal. Është premtuar se shpejt do të vendoset se si do të shfrytëzohen

Me kushte të rënda ekonomike po përballet familja 5-anëtarëshe Hyseni, nga fshati Carralevë i Komunës së Shtimes.

 

Komuna e Shtimes prej disa vjetësh ka në pronësi rreth dhjetë banesa, të cilat janë ndërtuar me koncesion dhe për të cilat këshilltarët e Kuvendit Komunal ende nuk kanë vendosur se kujt do t’i jepen në shfrytëzim. Në anën tjetër, dhjetëra familje skamnore në këtë komunë po përballen me kushte të rënda të banimit

Me kushte të rënda ekonomike po përballet familja 5-anëtarëshe Hyseni, nga fshati Carralevë i Komunës së Shtimes.

Përveç sëmundjeve të familjarëve, kjo familje nuk ka shtëpi e as pronë, duke u strehuar tash e sa vjet në një shtëpi te fqinjët.