Kosovë

Rreth 300 gra të punësuara në institucione publike në Ferizaj pjesë e vendimmarrjes

Rreth 300 gra të punësuara në institucione publike në Ferizaj pjesë e vendimmarrjes
 

Dita e gruas “8 marsi” është shënuar edhe në institucionet lokale të Ferizajt, komunë kjo e cila njihet për një përqindje të madhe të grave të punësuara në institucione publike. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyçi, ka ftuar një pjesë të grave të suksesshme ferizajase në shenjë respekti për urimin e ditës së gruas. Në këtë takim morën pjesë biznesmene, punonjëse të arsimit, artiste, arkitekte, sportiste dhe gra të profesioneve të shumta

Me këtë rast Bytyçi duke vënë theksin në avancimin e gruas në vendimmarrje, ka thënë se për këtë qeverisja lokale e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu ka dëshmuar përgjatë gjithë̈ këtij mandati, se ka vizion e mision në dobi të fuqizimit të gruas në vendimmarrje, për këtë fakt administrata e Komunës së Ferizajt, aktualisht drejtohet nga katër gra drejtore të drejtorive si dhe Kryesuesja e Kuvendit.