Kosovë

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Foto: KOHA
 

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar janë duke u trajtuar 54 pacientë me koronavirus. Sa i përket gjendjes së tyre, 2 janë në respirator, 38 në oksigjenoterapi dhe 10 pacientë në gjendje më të rëndë. Në 24 orët e fundit është shëruar 1 pacient.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të dielën ka njoftuar se janë regjistruar 34 persona të infektuar me COVID-19 në Pejë.