Kosovë

Transportuesit e udhëtarëve të Podujevës paralajmërojnë grevë në gjithë vendin

Transportuesit e udhëtarëve të Podujevës paralajmërojnë grevë në gjithë vendin
 

Pronarët e kompanive të transportuesve të udhëtarëve në relacionin Podujevë-Prishtinë kanë thënë se pritet që grevës së tyre t’u bashkohen të gjitha kompanitë në nivel vendi, që qëllim kanë largimin e taksistëve ilegalë. Megjithëse në Podujevë autobusët vazhdojnë të bartin udhëtarët edhe pse nga e hëna janë në grevë, kryetari i Shoqatës së transportuesve në relacionin Podujevë-Prishtinë-Podujevë, Beqir Mustafa, ka thënë se nëse greva mbahet në nivel vendi, autobusët nuk do të qarkullojnë.

Mustafa ka thënë se nesër do të mbahet takim në shoqatë dhe do të vendosin nëse do të hyjnë në grevë në gjithë Kosovën, ashtu që të kërkojnë që përmes grevave të hiqen taksitë ilegale.