Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 46 pacientë me COVID-19. Spitali njofton se 2 pacientë janë në Respirator, 36 në oksigjenoterapi dhe 9 në gjendje më të rëndë.
Në anën tjetër, 4 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Pejë janë regjistruar dy vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19 dhe 42 raste pozitive.