Kosovë

Nuk miratohet dhënia e pronave komunale në shfrytëzim për 3 OSHC-të e Prizrenit

Nuk miratohet dhënia e pronave komunale në shfrytëzim për 3 OSHC-të e Prizrenit
 

Prizren, 1 mars – Propozim-vendimi për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër për 3 organizata të shoqërisë civile nuk është miratuar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Ky mosaprovim është bërë shkas për përplasjen e radhës në distancë ndërmjet kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka dhe kuvendarëve opozitarë. Përderisa Haskuka e ka vlerësuar si dëshpëruese veprimin e kuvendarëve, në anën tjetër opozitarët kanë theksuar se kuvendarët janë zgjedhur nga qytetarët dhe se nuk e kanë obligim me i dhënë llogari kryetarit të Komunës se si e çka votojnë.

Në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal, kuvendarët kanë kërkuar më shumë sqarime lidhur me propozim-vendimin mbi dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatshkurtër për organizatat e shoqërisë civile si dhe themelimin e Komisionit Vlerësues.