Kosovë

84 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19

84 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19
Foto: KOHA
 

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se aktualisht janë 84 pacientë të hospitalizuar, duke u trajtuar për koronavirus. 53 pacientë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, derisa 16 janë negativë.

Spitali njofton se 40 pacientë janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP maskë dhe 2 në respirator.