Kosovë

Drenasi nesër mbetet pa ujë për 10 orë

 

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ditën e hënë, komuna e Drenasit do të mbetet pa furnizim me ujë.

Sipas Ujësjellësit, kjo do të ndodh për shkak të punimeve teknike që do të kryhen nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” në Bivolak.