Kosovë

Kuvendi i Prizrenit s’e miraton huamarrjen nga BERZH-i, Haskuka përplaset me kuvendarët

 

e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi me shumicë votash nuk e kanë miratuar propozim-vendimin për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kuvendarët e opozitës, që përbëjnë shumicën, kanë theksuar se Ekzekutivi lokal nuk po mund ta realizojë buxhetin e votuar dhe se me këtë kredi Komuna futet në borxh. Për mos miratimin e vendimit ka reaguar në rrjete sociale kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke akuzuar edhe disa këshilltarë nga radhët e LVV-së për koordinim me partitë opozitare për sabotimin e projekteve të Ekzekutivit. Pas kësaj, grupi i kuvendarëve të LVV-së ka reaguar duke e quajtur reagimin e Haskukës të turpshëm dhe kanë paralajmëruar përballje në organet e partisë.

për marrjen e huas në vlerë prej 5 milionë eurove nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në seancën e dytë të KK-së, është prezantuar nga drejtoresha e Financave, Leonora Çerreti. Sipas saj, këto mjete parashihet që të përdoren për renovimin e efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike të Komunës së Prizrenit. “Synimi i projektit është që të bëhet një program i besueshëm dhe i përballueshëm në renovimin e energjisë për ndërtesat publike në komunën tonë”, ka thënë ajo, duke sqaruar më tej se janë përzgjedhur 100 ndërtesa për këtë investim. Sipas saj, huamarrja është e nevojshme ngase me të projekti në fjalë realizohet për 2 vite.