Në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 53 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit të spitalit, gjashtë pacientë janë në respiratorë e 38 të tjerë në oksigjeno-terapi.
“11 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, ka njoftuar Spitali i Pejës të enjten.
Tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.