Aktualisht 56 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Ndërkaq sa i përket gjendjes së pacientëve, gjashtë pacientë janë në Respirator (CPAP), 42 pacientë janë në Oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në përgjithësi, sipas njoftimit, 221 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 Lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet tutje në njoftim.