Kosovë

Kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq e Kllokot, shkaku i rasteve me COVID-19

Kufizohen shërbimet në qendrat për pajisje me dokumente në Obiliq e Kllokot, shkaku i rasteve me COVID-19
 

Disa zyrtarë në qendrat për pajisje me dokumente në Obliliq dhe Kllokot kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe si pasojë është marrë vendim që të kufizohet ofrimi i shërbimeve me palë, duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale. Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme. Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen qendrave tjera me të afërta. Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale. Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme. Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen qendrave tjera me të afërta, në këtë rast qendra me e afërt është në Viti”, thuhet nga MPB-ja.