Kosovë

74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Foto: KOHA
 

74 pacientë me koronavirus janë aktualisht duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas njoftimit, 56 janë në oksigjenoterapi, 11 në gjendje të rëndë dhe 4 në respirator.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.