Arbëri

Në Gjilan 139 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes

Në Gjilan aktualisht janë 139 raste aktive me COVID-19. Komiteti i Gjilanit për menaxhim dhe parandalim të përhapjes së COVID-19, ka bërë thirrje nga qytetarët dhe bizneset që të respektojnë masat.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka thënë se pavarësisht rënies së numrit të rasteve aktive, duhet pasur kujdes të shtuar.

Gjilani ka aktualisht 139 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan 3436 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, janë shëruar 3193 prej tyre, ndërsa 107 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë të hospitalizuar 19 persona me COVID-19 dhe 190 mostra në pritje të rezultatit.