Kosovë

Lumi “Drenica” del nga shtrati, mbulohen disa ura në fshatrat e Drenasit

Lumi “Drenica” del nga shtrati, mbulohen disa ura në fshatrat e Drenasit
 

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të ditës së djeshme dhe sot në mëngjes kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona.

Sipas njoftimit, lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.