Kosovë

Kuvendi Komunal në Pejë jep kritika për mosndëshkim të partive që shkelin Ligjin anti-COVID

 

Mosndëshkimi i partive politike për shkeljen e Ligjit anti-Covid ndërkohë që qytetarët gjobiten për mosrespektim masash, ka hapur debat të premten në Kuvendin Komunal të Pejës.

Në seancën e parë për këtë vit, komandanti i Stacionit Policor të Pejës, Ndue Nikolla, ka prezantuar raportin mbi sigurinë në këtë komunë, me ç’rast ka njoftuar se 7 mijë e 325 gjoba janë shqiptuar ndaj qytetarëve vitin e kaluar, gjë që ka vazhduar edhe këtë vit.