Arbëri

72 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

72 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit nga Spitali, 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 172 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.