Arbëri

Lumi Mirusha sërish del nga shtrati, bllokohen disa rrugë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës lumi Mirusha ka dalë nga shtrati duke bërë që të bllokohen disa rrugë në Malishevë.

Siç ka njoftuar komuna, është bllokuar rruga Mirushë-Gurbardh, ndërsa vështirësi ka në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël.

Komuna ka thënë se në terren janë ekipet përgjegjëse për pastrim, ndërsa sipas saj, mund të shfrytëzohen rrugët alternative.

Sipas komunës, nuk ka rrezik aktualisht.

Ky lum kishte dalë nga shtrati edhe para disa javësh kur pati vërshime, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.