Arbëri

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 54 pacientë me koronavirus. Spitali ka njoftuar se 32 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa 7 në gjendje më të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të enjten ka njoftuar se janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus.