Kosovë

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 në gjendje më të rëndë
 

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 42 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa 12 të tjerë raportohet të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.