Arbëri

Qytetarët e Drenasit deri nesër kanë afat t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Qytetarët të cilët u prekën nga vërshimet në Drenas deri nesër do të mund t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut ditë më parë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Drenasit nëpërmjet një komunikate për media.

“Njoftim për qytetarët lidhur me vlerësimin e dëmeve. Njoftojmë qytetarët se deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit. Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t'i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021. Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve”, thuhet në komunikatën për media.